Arsim Thaqi bën dallimin ndërmjet kundërshtarit të Prishtinës dhe Trepçës ’89

Prishtina synon Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Kështu të paktën bëri të ditur kryetrajneri i kësaj skuadre Arsim Thaqi, pasi beson se kundërshtarët në fazën e parë janë më të lehtë të Ligës së Europës, përcjellë Gazetasheshi.com.

“Kundërshtari ynë ishte më i fortë se ai i Trepçës ’89. Ne do kërkojmë që edicionin e ardhshëm të luajmë në Ligën e Kampionëve, pasi aty kundërshtarët në fazën e parë janë më të lehtë se këtu në Ligën e Europës”, deklaroi Arsim Thaqi për Super Sport Kosovën.

/Gazeta Sheshi/