ZYRTARE: Drita transferon Ardian Limanin (FOTO)

Ardian Limani është rikthyer tek Drita. Mbrojtësi gjilanas i cili kaloi një sezonë e gjysmë tek Feronikeli është rikthyer në shtëpinë bardh e kaltër, shkruan Gazetasheshi.com.

Në praninë e drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli, ai është prezantuar në ambientet e klubit, derisa është mirëpritur jashtë mase nga tifozëria “Intelektualët”.

Fotografia e Drita FCLimani i cili fitoi titullin kampion me Feronikelin është rikthyer tek skuadra e fëmijërisë, duke bërë kështu një zgjedhje me zemër pavarësisht shumë ofertave që kishte në tavolinë.

/Gazeta Sheshi/