“Waka-Waka” në sy të Shakirës, stjuardesa surprizon Piquenë (VIDEO)

Gerrard Pique dhe gruaja e tij Shakira, ishin duke udhëtuar drejt Argjentinës për të marrë pjesë te dasma e yllit të Barcelonës, Lionel Mesi.

Shakira

Fluturimi me avion drejt Argjentinës i ka rezervuar një moment tepër të këndshëm çiftit, teksa një nga stjuardesat i ka kënduar Shakirës, këngën e saj “Waka-Waka” e cila u bë hit në Botërorin “Afrika 2010”.

Shakira dhe Pike

Stjuardesa e shoqëroi edhe me koreografinë e kërcimit këngën, duke shkaktuar të qeshura si nga ana  e Shakirës ashtu edhe te Pique.