Beko debuton në botën e muzikës me hitin veror ‘Si ma herët’ (VIDEO)

Botës së muzikës i është shtuar edhe një këngëtar i ri dhe i talentuar.

Bëhet fjalë për Bekim Qemalin, i njohur më shumë me emrin artistik Beko, i cili së fundmi e ka lansuar projektin e tij të parë, “Si ma herët”, që ka nisur të pritet mjaft mirë nga publiku.

19 vjeçari tregon se dëshirë e tij fëmijërore ishte që të merrej me muzikë dhe më në fund ëndrrat e tij kanë nisur të bëhen realitet.

Image

“Me muzikë jam marrë pre kur kam qenë i vogël dhe gjithmonë kam pasur qeft ë këndoj. Unë e dua muzikën dhe e bëj këtë punë me gjithë qejf. Gjithashtu, përpos këndimit, i bie edhe kitarës dhe ky instrument më pëlqen shumë”, thotë fillimisht Beko.

Ai ka kënduar nëpër evente të ndryshme ndër vite në Zvicër, mirëpo vetëm tash e ka nisur karrierën edhe zyrtarisht, me këngën e parë që e lansoi ditë më parë.

Image

Qemali sqaron më shumë rreth këtij projekti, i cili tashmë është lansuar në Youtube.

“Kjo është kënga e parë profesionale e imja. Tekstin e ka shkruar Fuego, muzikën ma ka bërë Zzap n Chriss dhe Kelmendi. Jam i kënaqur me muzikën dhe jam gjithashtu i kënaqur me tekstin e Fuegos. Projekti është finalizuar të shtunën që shkoi, kur i kam kryer të gjitha xhirimet dhe në orën 20:00 ka dalë kënga në Youtube”, tregon këngëtari Qemali.

Image

Ai thotë se këndimin e ka praktikuar më së shumti kur ishte në shkollë të mesme, derisa shton se për qejf i ka shumicën e zhanreve, përfshirë këtu R&B, Pop, Reggae, Soul.

“Të gjitha i kam kënduar nga pak, prandaj mund t’i këndosh të gjitha zhanret kur i këndon me zemër”, shton Beko, i cili e tregon edhe këngëtarin e tij të preferuar.

Image

“Idoli im është Bruno Marsi, që për mua është këngëtari më i mirë në botë për momentin. E ka një zë fenomenal. Kam qenë tri herë në koncerte LIVE të tij dhe këndon LIVE shumë, shumë mirë”, shprehet këngëtari i ri kosovar.

Ai synon që ta rrëmbejë tregun kosovar, por edhe më gjerë. Për këtë është duke punuar fort dhe në të ardhmen paralajmëron projekte dhe hite të reja.

Image

“Kam qejf dhe synoj ta kap tregun e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, Gjermani, në përgjithësi në Perëndim, por edhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, kudo që ka shqiptarë dua t’i kap”, shtoi ndër të tjera Beko, i cili falënderon shumë vëllain e tij, Jaser Qemali, që e ka sponsor dhe e ndihmon shumë në realizimin e ëndrrës.

Image

Beko është lindur më 8 shtator 1997. Tregon se hobi e ka futbollin dhe muzikën, ndërsa për momentin është në punë dhe po shkollohet në drejtimin kontabilist.

Ai jeton në Luzern të Zvicrës, ku është rritur, kurse në Kosovë është nga Prizreni.

Image

Beko në fund e falënderon krejt familjen për mbështetjen, mbi të gjitha Valentonin, tezakun e tij, për ndihmë në menaxhim.

Bekon mund ta gjeni në Facebook në grupin e tij zyrtar, “Bekoofficial”, ndërsa më poshtë mund ta dëgjoni këngën e tij më të re.