Pas Kastriot Rexhës, Drita dhe Gjilani “kapen” për këtë futbollist (FOTO)

Skuadra e Vala Superligës po zhvillojnë ’luftë’ të ashpër sa i përket transferimeve. Disa më shumë e disa më pak, ato po mundohen të mbledhin futbollistët më të arsyeshëm për edicionin e ri.

Në këtë aspekt, edhe Drita e Gjilani po tentojnë të bëjnë më të mirën në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shtatëlartë, Kastriot Rexha u kontaktua ditë më parë nga të dyja palët, kurse tani një tjetër futbollist del të jetë në bisedime me klubet nga Gjilani.

Fjala është për portierin e Besës, Arben Beqirin. Pas Dritës, edhe Gjilani po tenton ta sjellë në skuadër ’heroin’ e finales së DigitAlb Kupës.

Krahas kësaj, për Beqirin interesim ka shprehur edhe Drenica. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e ’gardianit’ që u nda ditë më parë me Besën.

Fotografia e Arben Beqiri