Ronaldo ka një lajm fantastik për tifozët e Real Madridit

Cristiano Ronaldo në bisedime me Real Madridin.

Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo do të takohen të hënën ose martën e javës tjetër.

Në këtë takim do të vendoset e ardhmja e Ronaldos, i cili thuhet se nuk është i lumtur dhe dëshiron të largohet.

“E ardhmja e Ronaldos do të vendoset në fillim të javës tjetër, pasi Reali dëshiron që kjo të qartësohet sa më shpejtë”, ka thënë një burim i Realit për Marca.