“U largova nga Drita sepse nuk më vlerësuan”

Alban Rexhepi është prezantuar sot si lojtari më i ri i skuadrës së Vllaznisë nga Pozherani. Futbollisti këmbëshpejtë tregoi edhe arsyet pse e braktisi skuadrën e Dritës.

“Arsyet e largimit janë: Mosvlerësimi dhe hapësira e aktivizimit ishte shumë e vogël, ka edhe disa gjëra tjera por nuk ia vlen të përmenden. I falënderoj ‘Intelektualët’ që me kanë përkrah në çdo momenttë mirë dhe të keq”, deklaroi Rexhepi për Gazetën “Bota Sot”.

Drita
Ndërkohë ai ka edhe disa fjalë të tjera për klubin e tij të ri:

“Interesimi i madh dhe besimi që kishin drejtuesit e klubit ndaj meje dhe shpresoj në një sezon pozitiv bashkë me tifozët tanë ‘Tigrat’ “, përfundoi Rexhepi.