KOK-u dërgon në kamp përgatitor sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Gyor 2017”

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar do të dërgojnë në kamp përgatitor sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-30 korrik.

Qëllimi i dërgimit të tyre në këtë kamp është përgatitja sa më e mirë për përfaqësim dinjitoz në “Gyor 2017”.

KOK-u dërgon në kamp përgatitor sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Gyor 2017”

Sportistët bashkë me trajnerët e tyre do të udhëtojnë më 13 korrik drejt Belekut të Turqisë, ku do të kryejnë përgatitjet e fundit në qendrën stërvitore, “Gloria Sport Center”.
KOK-u, muaj më parë ka përzgjedhur 14 sportistët që do të marrin pjesë në EYOF, kurse për në Belek do të udhëtojnë 10 prej tyre, bashkë me trajnerët, pasi xhudistët kanë qenë më parë në kamp përgatitor në Poreq të Kroacisë.

KOK-u dërgon në kamp përgatitor sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Gyor 2017”

Të përzgjedhurit për Festivalin Olimpik Evropian janë: Gentiana Peci, Valentina Kelmendi, Alaudin Suma, dhe Arian Smajli (atletikë), Ardit Hysejni, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj dhe Muhamed Rushiti (not), Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha dhe Shpati Zekaj (xhudo), Blearta Ukëhaxhaj dhe Diell Mehmedi (tenis).
Me 10 sportistët tjerë, do të udhëtojnë edhe trajnerët e tyre: Xhavit Tahiri (atletikë), Ardian Hamiti (not) dhe Argjend Lecaj (tenis).