Hipoteza e fundit e merkatos, Baloteli me një shqiptar si partner sulmi

Rinovimi i Mario Balotelit ka shtyrë klubin e Nicës që të fillojë të bëjë planifikime të rëndësishme të merkatos, për të siguruar lojtarë sa më cilësorë që të ndihmojnë sulmuesin italian, sidomos në repartin e avancuar.

baloteli

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar zërat për transferime të rëndësishme te skuadra franceze dhe një prej tyre është edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi. Futbollisti i cili përfaqëson Zvicrën, nuk ka gjetur rregullisht hapësira në radhët e Bajer Leverkusen dhe radhitet mes atyre që mund t’i japin lamtumirën klubit gjerman në verë.

mavraj mehmedi

Trajneri i Nicës, Lysien Favre, e kishte kërkuar Mehmedin në kohën kur drejtonte Borusia Mynshengladbahun, por asokohe marrëveshja nuk u realizua dhe futbollisti përfundoi në Leverkusen. Sipas “Blick”, situata ka ndryshuar dhe Mehmedi shihet si një lojtar i cili mund të ndihmojë Nicën dhe Balotelin për të arritur objektiva sa më prestigjiozë.