Donnarumma jep një lajm të rëndësishëm për të ardhmen

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas do të vendohet pas Kampionatit Evropian U21.

Portieri i Kombëtares së Italisë ka konfirmuar e për të ardhmen do të vendos pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

18 vjeçari tani është i fokusuar vetëm tek ndeshja gjysmëfinale ndaj Spanjës.

“Jam i qetë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës. Gjithcka do të vendoset pas evropianit”, tha Donnarumma.

Italiani ditë më parë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanin, duke kërkuar largimin, e për të interesim të madh po shpreh Real Madridi