Ky do të ishte formacioni i Shakhtarit nëse do t’i mbante këta lojtarë (FOTO)

Shakhtar Donetsk kanë dominuar futbollin ukrainas në këtë fillim shekull.

Titullin e parë në histori të klubit e ka fituar në vitin 2002, për të vazhduar pastaj me suksese tjera më radhë, duke arritur të fitojë 10 tituj në 15 vitet e fundit.

Ishte Shakhtari që arriti ta ndalë dominimin e Dynamo Kiev, skuadër lidere e padiskutueshme në Ukrainë.

Për dallim nga kampionati nacional, Shakhtar nuk ka qenë dominuese edhe në Evropë, duke arritur vetëm një titull të Ligës së Evropës në vitin 2009, ndërsa suksesin më të madh në Ligën e Kampionëve, e ka të arriturën në çerekfinale të kësaj gare.

Por, nëse jo dominues, ky ekip ka mundur të jetë konkurrent i denjë për shumë skuadra në Evropë, po të mos shiste asnjë futbollist që nga viti 2013 e tutje.

Lojtarë që njohur si Willian, Henrik Mkhytarian e Doglas Costa, kanë qenë pjesë e Shakhtarit.

Më poshtë ua sjellim se si do të dukej formacioni i Shakhtarit, nëse nuk do të shiste asnjë futbollist që nga viti 2013.

PORTIER | ANDRIY PYATOV | SHAKHTAR DONETSK

MBROJTËS | DARIJO SRNA | SHAKHTAR DONETSK

MBROJTËS | OLEKSANDR KUCHER | SHAKHTAR DONETSK

MBROJTËS | YAROSLAV RAKITSKIY | SHAKHTAR DONETSK

MBROJTËS| RAZVAN RAT | RAYO VALLECANO

MESFUSHOR | FERNANDINHO | MANCHESTER CITY

MESFUSHOR | WILLIAN | CHELSEA

MESFUSHOR| HENRIKH MKHITARYAN | MANCHESTER UNITED

MESFUSHOR | BERNARD | SHAKHTAR DONETSK

SULMUES | DOUGLAS COSTA | BAYERN MUNICH

SULMUES| ALEX TEIXEIRA | JIANGSU SUNING