Festim Krasniqi është pa kontratë, në kërkim të një ekipi të ri!

Njëri ndër futbollistët më të mirë që kishte skuadra e Llapit sezonin e fundit tashmë ka mbetur i lirë. Fjala është për sulmuesin e krahut Festim Krasniqi, i cili ndodhet në kërkim të një ekipi të ri, shkruan Gazetasheshi.com.

Pavarësisht se jemi në periudhë pushimi, Krasniqi vazhdon të përgatitet për sezonin e ri.

“Tashmë jam futbollist i lirë. Nuk kam kontratë me Llapin. Kam disa oferta, por jam duke pritur, nuk po ngutem, Po përgatitem në këtë kohë pushimi”, deklaroi Krasniqi për Sheshin.

Kujtojmë që Krasniqi 25 vjeçar ka karrierë të pasur futbollistike, derisa ka luajtur për shumë skuadra të njohura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

/Gazeta Sheshi/