Zyrtare: Përfundimisht largohet nga Real Madrid (FOTO)

Fabio Coentrao është futbollisti më i ri i skuadrës portugeze Sporting Lisbona. Mbrojtësi i krahut të majtë tashmë ka kaluar testet mjekësore me ekipin nga Lisbona dhe pritet që sezonin e rradhës ta luajë në Portugali, përcjellë Gazetasheshi.com.

Coentrao do të luajë si huazim për një sezonë në Sporting, derisa Real Madrid do vazhdojë të zotërojë kartonin e tij, pavërsisht se do përfitojë 350,000 euro nga ky transferim dhe sërish mund ta shesë atë në fund të sezonit.

Ai erdhi nga Benfica tek “mbretërit” në vitin 2011 për shumën e 30 milionë eurove, por asnjëherë nuk arriti të realizojë pritshmëritë.

Coentrao pasa revisión médica en Lisboa y ya viste del Sporting/Gazeta Sheshi/