Ylli i Real Madridit: Neymar më ftoi te Barcelona (FOTO)

Danilo ka zbuluar sekretin e madh mes tij dhe Neymarit.

Në një prononcim për “Sport TV” në Brazil, Danilo tregoi se si Neymar i kishte bërë presion për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Kur vendosa për Realin para dy vitesh, unë kisha shumë oferta. Neymar më telefonoi dhe kërkoi me ngulm që të transferohesha te Barcelona, por ai e dinte që mua më pëlqen Real Madridi dhe sigurisht e respektoi vendimin tim”, deklaroi Danilo, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai deklaroi po ashtu që të luash për Real Madridin të jep një presion të madh.

Danilo shtoi se po punon shumë që në sezonin e ri të jetë më i fortë.

danilo-real-madrid-controllo-2016-2017-690x400