Vazhdoi me Dritën, shikoni çfarë ka bërë Viktor Kuka

Viktor Kuka dje është rikonfirmuar si lojtar i Dritës. Mbrojtësi ka vazhduar kontratën edhe për tre vite tjera me klubin gjilanas për të shuar zërat për një largim të mundshëm të tij.

Ndërkohë, më të vazhduar bashkëpunimin me Dritën, Kuka ka reaguar në rrjetin social, Facebook.

”Super Kuka 62”, ka shkruar futbollisti, teksa profilin e tij e ka freskuar me një foto me fanellën bardh e kaltër.