UFEA zyrtarizon Liburnin në Evropë

Federata Europiane e Futbollit, UEFA edhe zyrtarisht i ka dërguar ftesë klubit gjakovar të futsallit, Liburni.

Skuadra kosovare këtë sezon pritet të marr pjesë në UEFA Futsal Cup. Liburni do të kuptojë emrin e kundërshtarit me datën 6 korrik, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti.

Sezonin e kaluar skuadra pjesëmarrëse nga Kosova ishte Fc Feniks.