Trepça ’89 dhe Prishtina me tifozeri të përbashkët në Evropë!

Futbollli i Kosovës pritet të hyjë në histori sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.

Shumëkush është duke e pritur duelin e skuadrave kosovare në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë. Por, a do të jetë pjesëmarrëse edhe tifo grupi i Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët” këtë e shpjegon më së miri kreu i tifozerisë Lulzim Berisha.

“Po Dardanët do të marrin pjesë, sepse këto klube janë krenaria e vendit. Dhe këto ekipe duhet të mbështetën nga tërë populli e jo vetëm nga Dardanët”, ka thënë Berisha për IndeksOnline.

Kësisoj, krahas “Torcidës” dhe “Plisave”, 89-shin e Prishtinën do t’i përkrahin edhe “Dardanët”.

Prishtina do të udhëtojë më 29 qershor në Suedi për ndeshjen e parë, ndërsa ajo kthyese luhet më 6 korrik në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë. Njëjtë edhe për Trepcën ’89 e cila ndeshjen e parë e zhvillon te Ishujt Faroe me Vikingur më 27 qershor, kurse ajo e kthimit më 4 korrik.