Sulmuesi i Tiranës siguronte prostituta për Kombëtaren, ja çfarë ndodhte kur nuk kishte për të gjithë!

Sulmuesi i ri i Tiranës siguronte prostituta për kombëtaren, bëri orgji sepse nuk gjeti për të gjithë.

Sulmuesi i ri i Tiranës, Junus Sentamu, në fillim të këtij viti është përfshirë në një skandal të madh të kombëtares të Ugandës gjatë grumbullimit për Kupën e Kombeve të Afrikës 2017.

Trajneri i kombëtares së Ugandës zbuloi gjatë zhvillimit të turneut se një grup prej 6 lojtarësh merrnin në dhomat e tyre gjatë natës prostituta duke thyer rregulloren e brendshme të grumbullimit.

Sipas raportimit të medias ugandeze “watchdog.co.ug”, sulmuesi Junus Sentamu kryente rolin e ndërmjetësit për të siguruar prostitutat për veten dhe shokët e tij të skuadrës. Për më tepër, duke qenë se ai nuk siguroi dot një numër të mjaftueshëm për t’i plotësuar të gjithë të përfshirit në këtë skandal, disa prej futbollistëve përfunduan duke bërë orgji.

Pas zbulimit të këtij veprimi, Junus Sentamu u pezullua nga kombëtarja por nuk u largua nga grumbullimi në mënyrë që skandali të mos zmadhohej më shumë. Sulmuesi 22-vjeçar nuk u aktivizua asnjë minutë gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës.