Ronaldo ‘vesh’ fanellën e klubit të ri, çmenden tifozët e Realit

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për shkak se është i pakënaqur në Spanjë pas akuzave për mashtrim tatimor.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes për të bërë gjithçka që ta transferojë drejt Manchester United, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Tifozët në “Old Traford” mezi po e presin rikthimin e “dashurisë së vjetër”, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto-montazhe të Ronaldos veshur me fanellën e Manchester United.

E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja.

Manchester United, Manchester City, Chelsea, Bajerni, PSG-ja dhe klube nga Kina janë të gatshme të shpenzojnë miliona euro për të nënshkruar me CR7.

Image

Image