Rakitic, viktima e parë e trajnerit të ri të Barcelonës

Ernesto Valverde është duke bërë plane të mëdha për të rikthyer Barcelonën në majat më të larta në Spanjë dhe Evropë.

Trajneri i ri i katalanëve ka vendosur të sakrifikojë edhe lojtarët kryesor të skuadrës, në revolucion që do të nis këtë verë.

Në Spanjë raportohet se një nga lojtarët e parë që do të largohet, do të jetë mesfushori Ivan Rakitic.

29 vjeçari kroat pritet të transferohet në njërën prej skuadrave si Bayern Munich, Juventus apo Manchester City.