Prishtina e mbyll me përforcime

Skuadra më e trofeshme në futbollin kosovar, Prishtina duket se e ka mbyllur çështjen e transferimeve, së paku para ndeshjeve ndërkombëtare.

Kështu ka njoftuar trajneri, Arsim Thaçi, duke thënë se lojtarët aktualë do ta përfaqësojnë skuadrën në Evropë.

”Transferime për këto ndeshje nuk do të ketë, duke e ditur se edhe po të kemi mundësi lojtarëve të rinj iu duhet kohë për t’u përshtatur në ekip. Ekipi do të përbëhet prej lojtarëve që ka pas Prishtina gjatë kampionatit, si dhe përforcimet që i kemi bërë gjatë këtij muaji”, është shprehur Thaçi.

Ergyn Ahmeti, Liridon Fetahaj, Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj janë prurjet e fundit të Prishtinës.

Prishtina do të udhëtojë më 29 qershor në Suedi për ndeshjen e parë ndaj Norrkopingut.