Plisat ‘pushtojnë’ faqen e Norrkopingut (FOTO)

Tifozët prishtinas, “Plisat” e kanë “pushtuar” faqen e Norrkopingut në Facebook, shkruan zeri.info.

Klubi suedez ka njoftuar dje rreth shortit që i ra të luajë me FC Prishtinën, ndërsa pas pak orësh tifozët prishtinas kanë qenë të “zëshëm”, duke komentuar me “Forca Prishtina” dhe duke e vendosur në mur logon e FC Prishtinës.

Kjo e fundit do të debutojë në garat evropiane, duke i dhënë fund izolimit shumëvjeçar.

Bardhekaltrit do të luajnë në Europa League me Norrkopingun më 29 qershor e 6 korrik.

ImageImageImage