Njëri nga futbollistët më të mirë të 89-shin nuk po luan

Mbrojtësi afrikan i Trepçës ’89, Kabba Sambou nuk e ka zhvilluar asnjërën prej ndeshjeve miqësore që ekipi mitrovicas i ka luajtur në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni.

Kjo për faktin se futbollisti është i lënduar, shkruan Gazetasheshi.com. Ai është duke pushuar dhe me rekomandim të shtabit teknik është duke punuar në mënyrë paksa më të veçantë nga pjesa tjetër e grupit.

Te ”Minatorët” shpresat janë të mëdha që Sambou të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Championsit ndaj Vikingurit.

Vendin e tij përkohësisht e ka zënë i transferuari nga Liria, ganezi Asare Richard.

Fotografia e KF Trepça '89 FC