Mourinho befason tifozët e Man Utd me vendimin për Ronaldon

Jose Mourinho nuk e dëshiron Cristiano Ronaldon.

Burime të këtij tabloidi të afërta me Jose Mourinhon kanë thënë se portugezi nuk është i interesuar për rikthimin e sulmuesit nga Real Madrid në Man Utd.

“Jo, Ronaldo kërkon vetëm më shumë para nga Real Madrid, Mourinho nuk është i interesuar ta rikthej në Manchester United”, deklaroi një burim i afërt me Mourinhon për Daily Star.