Modriqi përballet deri në 5 vjet burgim për dëshmi të rreme

Ylli i Real Madridit, Luka Modriq është duke u hetuar nga autoritetet kroate pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rreme para gjykatës.

Mesfushori 31-vjeçar dyshohet se ka dëshmuar rrejshëm në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-menaxherit të tij Zdravko Mamiq, raporton The Sun.

Nëse shpallet fajtor për dëshmi të rreme, kapiteni i përfaqësueses kroate përballet nga 6 muaj deri në pesë vjet burgim.

Mamiq, ish-drejtor i Dinamo Zagrebit dhe i konsideruari si njeriu më i fuqishëm në futbollin kroat, është akuzuar për korrupsion që e ka dëmtuar klubin me 15 milionë euro.