Lista e Partizanit për Evropë

Partizani ka lënë vende të lira në listën e Europës dhe gjatë këtyre ditëve mund të ketë ndonjë risi, ndërkohë që klubi kryeqytetas tregohet shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve.

Siç dihet nga ekipi ka pasur largime të rëndësishme, si kosovari Ramadani (Danimarkë), Ekuban, Torasa dhe Cetkoviç, ndërkohë që janë afruar vetëm tre lojtarë: Kotobelli, Progni dhe kamerunasi Mustafa Enok, i cili luan si sulmues.

Lista e Partizanit për turin e parë të Europa League
Portierë: Hoxha, Xhika, Gjonikaj
Mbrojtës: Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Atanda, Kalari, Hakaj, Kotobelli, Marku, Ibrahimi
Mesfushorë: Batha, Trashi, Vila, Fili, Mazrekaj, Bardhi, Ismailaj, Progni
Sulmues: Sukaj, Mustafa Enok, Jaupaj