Ky është njeriu që po e shkatërron merkaton në Europë!

Refuzimi i Gianluigi Donnarumma për të rinovuar me Milanin ka vetëm një arsye. Ai është Mino Raiola. Agjenti problematik që jo rrallëherë ka ditur të trazojë merkaton në Europë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, transmeton Gazetasheshi.com.

Raiola është agjenti i shumë prej futbollistëve të njohur si: Zlatan Ibrahimovic, Pauol Pogba, Romelu Lukaku, Henrikh Mkhitaryan, Blaise Matuidi, Gianlugi Donnarumma, Mario Balotelli, Giaciomo Bonaventura dhe Lorenzo Pellegrini.


Kujtojmë që agjenti italian ka shitur Ibrahimovicin në disa skuadra me vlerën e mbi 150 milionë eurove, ndërkohë ka kryer transferimin më të shtrenjtë në histori prej 110 milionë eurove, teksa ka transferuar Pogban nga Juventus tek Manchester United (histori nga e cila mori për vete 27 milionë euro).

Ka histori me plot sherre të Mario Balotellit, ndërkohë tani e ka nisur një tjetër me të riun e talentuar Donnarumma.

/Gazeta Sheshi/