Kthimi i Lecit në shtetin ku u akuzua për kurdisje

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci nuk e ka të ndaluar hyrjen në Suedi, shtet në të cilin u akuzua tre vjet më parë për kurdisje të ndeshjeve sa ishte futbollist i ekipit Landskrona.

Por, 32-vjeçari nuk e di se si do të pritet në Suedi, kur me Prishtinën do ta luajë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kundër Norrkopingut, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndeshje luhet më 29 qershor. Për Prishtinën, pjesëmarrja në garat evropiane është debutuese, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA më 2016.