FC Prishtina bëhet gati për Evropë, mëson rregullat e reja të referimit

FC Prishtina e mban sot seancën stërvitore nga ora 15:00 në Kastriot, me ç’rast edhe Shoqata e Gjyqtarëve do t’ua shpjegojë Bardhekaltërve rregullat e reja të referimit, njofton klubi kryeqytetas.

Prishtinasit po bëhen gati për garat evropiane, ku do të përballen me Norrkopingun më 29 qershor e 6 korrik, në kuadër të fazës së parë preliminare të Europa Leagues.