Brenda 24 orëve, shikoni numrin e ”Plisave” të interesuar për Suedi

Interesimi për ta parë Prishtinën në ndeshjen debutuese në arenën ndërkombëtare pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, është i jashtëzakonshëm.

Kryetari i tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, Albert Kastrati ka njoftuar se brenda 24 orëve, në adresë të tij kanë ardhur më shumë se 1 mij kërkesa, tifozë të cilët interesohen për bileta dhe informata tjera për ndeshjen e parë.

Ndërkohë, këtu nuk llogariten fare bashkëatdhetarët që jetojnë në Suedi dhe vendet për rreth që kanë paralajmëruar se do të jenë në stadium, shkruan Gazetasheshi.com.

Prishtina ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës e luan ndaj skaudrës suedeze, Norrkoping në udhëtim më 29 qershor.