Astrit Fazliu po ‘përgatitet’ për derbin me Gjilanin (VIDEO)

Përforcimi i ri i Dritës, Astrit Fazliu në prezantimin e tij te klubi gjilanas ka premtuar se do të shënojë sa më shumë gola dhe të asistojë për bashkëlojtarët.

Gjithsesi, kjo është detyra e një sulmuesi, i cili ka ditur të ndezë stadiumin me realizimet e tij.

Së fundmi, Fazliu ka postuar një video teksa shënon në derbi ndaj Tiranës në fanellën e Partizanit.

Një atmosferë e ngjashme pritet ta përcjellë Fazliun edhe në derbin tjetër, tani atë të Gjilanit me dy rivalët lokalë.

Se a do të shënojë Fazliu, mbetet të shihet. Por, një gjë është e sigurt se atmosfera nuk do të mungojë. /Gazeta Sheshi/