Zyrtare: Viktor Kuka nënshkruan me Dritën për tri vite (FOTO)

Viktor Kuka ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Dritës edhe për tri vite të tjera. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit bardh e kaltër, derisa është vërejtur entuziasëm i madh edhe tek tifozët e kësaj skuadre të cilët e konsiderojnë futbollistin shumë të rëndësishëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Kuka i cili luan në pozitën e krahut të djathtë, sezonin e shkuar ka kontribuar edhe si qendërmbrojtës, mesfushor krahu apo edhe si mesfushor qendre, duke qenë i gjithandshëm në fushë.

Mbrojtësi anësor ishte transferuar nga skuadra e Llapit tek Drita, ndërkohë që ka bërë karrierë edhe në disa skuadra jashtë vendit.

Fotografia e Drita FC/Gazeta Sheshi/