Zyrtare: Vëllaznimi transferon Samir Sahitin

Samir Sahiti është transferuar tek Vëllaznimi i Gjakovës që është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, teksa është raportuar se kryetari i klubit gjakovar Shkëlzen Gashi ka arritur marrëveshje me futbollistin, shkruan Gazetasheshi.com.

Kështu pas disa rinovimeve, Sahiti është bërë transferi i parë i skuadrës gjakovare që kur drejtimin e skuadrës e mori Ismet Munishi.


Sahiti ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në vend, derisa karrierë ka bërë edhe në kampionatin shqiptar dhe atë maqedonas.

/Gazeta Sheshi/