Zyrtare: UEFA tregon rivalët e mundshëm të Prishtinës në short

Sot në ora 13:00, Prishtina dhe skuadrat tjera shqiptare do të mësojnë rivalët e Ligës së Evropës.

Institucioni drejtues i futbollit evropian e ka bërë përcaktimin e zakonshëm të grupeve para hedhjes së shortit.

UEFA i ka përcaktuar kështu rivalët e mundshëm të skuadrave, me çiftet që do të mësohen në ora 13:00.

Në këtë mënyrë, Prishtina i ka mësuar pesë rivalët e mundshëm, një prej të cilëve do ta “peshkojë”.

Skuadrat me të cilat mund të ballafaqohet Prishtina janë IFK Norrkoping, Odd, HJK Helsinki, Ferencvaros dhe Nomme Kalju.

Klubi bardhekaltër është renditur në grupin 9.