Zyrtare: Këta janë 11 futbollistët që nënshkruan me Dritën

Kryesia e klubit të Dritës ka qenë shumë aktive sa i përket kompletimit të skuadrës. Kësisoj, gjilanasit kanë nënshkruar me 11 futbollistë.

Nëntë prej tyre kanë vazhduar kontratat. Fjala është për Përparim Livorekën, Betim Halimin, Bergin Maliqin, Denis Halitin, Erdin Hashanin, Leotrim Kryeziun, Arbnor Ramadanin, Viktor Kukën dhe Premton Isufin, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, dy prurjet e reja janë sulmuesit, Astrit Fazliu dhe Xhevdet Shabani.

Ndryshe, Drita ka paralajmëruar edhe përforcime tjera ditëvë në vijim.