Vjen reagimi i Norrkopingut: Detyrë e vështirë ndaj Prishtinës

Menjëherë pas shortit të Ligës së Evropës, ku Prishtina do të përballet me skuadrën suedeze IFK Norshoping, ka ardhur edhe reagimi i parë i skuadrës suedeze dhe trajnerit Jens Gustafsson.

Në rrjetin social Twitter, ekipi suedez Norshoping shkroi: “Jeni të mirëseardhur në fushën tonë, të enjten me datën 29-të qershor. Respekt i përbashkët nga IFK Norrshoping”.

E, e menjëhershme ka qenë replika e klubit “Bardhekaltër”, që ka shkruar “Do të shihemi së shpejti. Me shumë respekt nga FC Prishtina”.

Ndërkohë, nga Nyoni i Zvicrës, trajneri Jens Gustafsson, pret një ndeshje të vështirë me nënkampionen.

Punojmë shumë që të jemi në gjendje të paraqitemi sa më denjësisht. Do të jetë përballje interesante. Do të jetë kohë e shkurtër nga dita e shortit deri në ndeshjen me Prishtinën dhe duhet të rrisim intensitetin e stërvitjeve. Prishtina nuk e nisi edicionin mirë, por e përfundoi në mënyrën më të mirë. Do të mundohemi t’i njohim ata nëpërmjet kanaleve të ndryshme”, ka deklaruar trajneri Gustafsson në faqen zyrtare të klubit.