Vjen përforcimi i dytë te Gjilani, gati zyrtarizimi i Edon Sadriut

Pas Edison Kçikut, transferi i radhës te Gjilani është sulmuesi i krahut i Ferizajt, Edon Sadriu. Futbollisti ka arritur në parim marrëveshje me gjilanasit, teksa ka mbetur të bëhet vetëm zyrtarizimi, shkruan Gazetasheshi.com.

Sadriu ishte njëri nga futbollistët më të dalluar edicionin e kaluar te Ferizaj, ndonëse nuk arriti të mbijetojë në elitë.

Sadriu kishte edhe oferta tjera, por vendosi për Gjilanin.

Fotografia e Edon Sadriu