Trepça ’89 mposht nënkampionin e Rumanisë në Slloveni

Kampionët e Kosovës kanë triumfuar në sfidën e luajtur sot në Slloveni ndaj nënkampionit të Rumanisë FC Astra Giurgiu me rezultat 4-2, raporton Gazetasheshi.com.

Autor të golave në triumfin e ‘minatorëve’ ishin Lushtaku, Assare, Kurtishaj dhe Lladrovci.

Duhet theksuar se Trepça ’89 e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë të lojës, pasi në fraksionin e parë ishte duke humbur 2-0.

Kjo ishte njëherit ndeshja e tretë miqësore e mitrovicasve e zhvilluar në Slloveni, pas barazimit ndaj MKF Ruzemberko (1-1) dhe disfatës ndaj Osjekut (1-0).

/Gazeta Sheshi/