Trajneri i Trepçës ’89 në short e dëshiron kampionin e Andorrës

Trepça ‘89 sot do të mësojë kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtarët e mundshëm janë Santa Coloma e Andorrës, Hibernians i Maltës, Vikingur i Ishujve Faroe, Linfield i Irlandës së Veriut dhe New Saints i Uellsit.

Trajneri i mitrovicasve, Zekirija Ramadani në short e dëshiron kampionin e Andorrës, Santa Coloma.

Kampionët e Kosovës janë përforcuar me dyshen e Lirisë, nigerianin Odi Henry Chibueze dhe ganezin, Asare Richard, vëllezërit Ardian e Arbnor Muja, Blerand Kurtishajn, Kushtrim Lushtakun, Gentian Mazrekajn dhe Milot Kamberin.

Trajneri Ramadani pohoi se nuk do të ketë përforcime të tjera te skuadra për debutimin në arenën ndërkombëtare.

Trajneri beson se kanë cilësitë e nevojshme për ta kaluar së paku raundin e parë.