Stadiumi i Prishtinës bëhet me parking

Stadiumi i Prishtinës po shkon duke i përmbushur kriteret për ndeshjet europiane, shkruan IndeksOnline.

Së fundi stadiumi kryeqytetas është bërë me parking, kriter ky i UEFA-s të cilët parashikojnë se çdo stadium duhet ta ketë një vend ku të parkohen veturat e tifozëve apo të ndonjë lideri.

Sipas burimeve të mediumit IndeksOnline, tani stadiumi ka marr një pjesë të parkingut të Prishtinës dhe do ta përdor për tifozët.

Vlen të përmendet se stadiumi Ndërkombëtar i Prishtinës pritet të bëhet gati gjatë muajit tetor.