Ramos pyet Ronaldon: A dëshiron të largohesh? Kjo është përgjigjja e tij

Sergio Ramos është bashkëlojtari i parë që e ka telefonuar Cristiano Ronaldon në lidhje me shkrimet e fundit që kanë dalën në medie.

Është raportuar shumë në tre ditët e fundit se portugezi dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi është i pakënaqur me mbështetjen që ka marrë nga skuadra në problemet që i janë shfaqur me ligjin në Spanjë.

Është Ramos që e ka telefonuar Ronaldon, për t’i kërkuar sqarime në lidhje me largimin e tij të mundshëm.

Ronaldo, i ka konfirmuar edhe Ramosit dëshirën për t’u larguar nga klubi këtë verë, duke ia cek po ato arsye për të cilat tashmë kanë raportuar mediet.