Punë e kryer, ky do të jetë transferimi i parë i Chelseat (Foto)

Skuadra e Chelseat ka siguruar transferimin e parë për afatin e verës.

Sipas medieve të huaja futbollisti i cili do t’iu bashkohet kampionëve të Premier Ligës do të jetë Willy Caballero, ish-portieri i Manchester Cityt.

Caballero sot ka kryer testet mjekësore dhe pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si portier i Bluve të Londrës.

Ishi i Cityt vjen në “Stamford Bridge” për ta zëvendësuar të larguarin Asmir Begovic.