Paraqitet problemi i parë për Trepça ’89 dhe Prishtinën në garat kualifikuese

Trepça ’89 dhe Prishtina do të luajnë ndeshjet debutuese në garat evropiane.

Skuadra kampione e Kosovës do të përballet me skuadrën Vikingur të Ishujve Faroe, shkruan indeksonline.

Ndeshjen e parë Trepça ’89 do ta luaj si mysafirë me 27 ose 28 qershor, ndërsa ndeshjen kthyese në “Adem Jashari” me 4 ose 5 korrik.

Ndërsa Prishtina, ndeshjen e parë e luan në Suedi me 29 qershor, ndërsa ndeshjen kthyese e zhvillon me 6 korrik.

Problemi i parë në këto kualifikuese do të jetë stadiumi i njëjtë që të dy skuadrat do të përdorin, dhe i ndanë vetëm 2 ditë nga njëra ndeshje në tjetrën.