Oto John te 89-shi? Kjo është e ardhmja e tij

Sulmuesi nigerian i Trepça ’89, Oto John, mund të kalojë te Skënderbeu sezonin e ardhshëm, por kjo do të varet nga vetë ai.

Drejtuesit e Skënderbeut do ta vëzhgojnë sulmuesin e tyre gjatë paraqitjeve në kupat e Europës dhe nëse i bind, atëherë John do të vihet nën urdhrat e trajnerit Daja.

Nigeriani është nën kontratë me korçarët, por për momentin është i huazuar te kampionët e Kosovës. Nëse nuk bind, atëherë ai do të luajë edhe një vit me skuadrën nga Mitrovica.