Liga e Kampionëve: Trepça ’89 pret serbët në stadiumin ‘Adem Jashari’

Trepça ’89 në ndeshjen debutuese në Evropë do të përballët me Vikingur të Ishujve Faro.

Skuadra kundërshtare e kampionëve të Kosovës në përbërje ka dy futbollistë serb.

Dy mesfushorët me të njëjtin mbiemër, Djordevic do të jenë të pranishëm në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Vikingur merr pjesë për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ky ekip, i krijuar në vitin 2008 pas shkrirjes së dy klubeve të tjera në Ishujt Faroe, klasifikohet si gjysmë-profesionist dhe në historinë e tij, ka shijuar vetëm një herë suksesin në kampionat, pikërisht në vitin 2016, duke prerë biletën për turneun më të rëndësishëm.

Sezoni më i suksesshëm ndërkombëtar në historinë e Vikingur është kur arriti deri në turin e tretë të Ligës së Evropës, në sezonin 2014-2015, pasi eliminoi Dugava të Letonisë dhe Tromso të Norvegjisë, për t’u eliminuar nga Rijeka e Kroacisë.

Image