Kusari, Munishit: Kadale burrë…

Mimoza Kusari, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Ismet Munishi, rreth mospërkrahjes së deritashme të KF Vëllaznimi.

Në reagimin e plotë të kryetares së Komunës së Gjakovës, thuhet:

“Hajde profesionalizëm hajde… ende pa i shkelë këmba në Stadionin e qytetit dhe ende pa udhëheq një ditë me FC “Vllaznimi” Ismet Munishi paska vendos me m’shti mu mat me të.
Kadalë burrë, se ka gra dhe burra këtu që shumë para teje janë mundu dhe mundohen për Vllaznimin dhe jo se paguhen për atë punë, por për arsye se pak më shumë se ti e ndjejnë Gjakovën dhe sportin Gjakovar.

Tash, pasi qenke ardhë shumë i papërgaditur për terrenin e ri, po ti jap disa informata bazë që do të duhen për ditët në vijim:
Komuna e Gjakovës nën drejtimin tim ka ndihmuar KF respektivisht FC “Vllaznimi” me këto shuma:
2014 = 56,000 €
2015 = 30,000 €
2016 = 10,000 €
2017 = 15,000 €

Ndërsa, ndaras nga këto shuma, vetëm për dy vite 2014 & 2015 është paguar transporti në vlerë prej: 12,000 €

Totali i ndihmës për katër vite vetëm nga Komuna e Gjakovës për KF apo FC”Vllaznimin” 123,000 €

Pa përfshirë këtu, faturat e papaguara të komunalive në stadiumin e qytetit që nga paslufta në total 150,000 €, borxh ky që ka filluar të paguhet nga viti 2014 dhe sot është zbritur në 20,000 € të mbetura.

Shtesë të gjithave, KF “Vllaznimin” e kemi gjetë në Ligë të parë dhe tani është në Superligë.

Tash ti që do ta udhëheqësh klubin në Superligë, sigurohu që e mban aty dhe mësoje një rregull bazë, Ti mund ti bësh rregullat në klub, por në Komunë, politikat e sportit dhe rregullat tjera i bëj UNË me bashkëpunëtorët e mi. Një prej tyre edhe drejtori më i suksesshëm i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Meriton Ferizi

Merre mundin dhe takohu me të, ndoshta mëson ndonjë gjë të re. Nëse jo, atëherë të paktën e merr një mësim mirësjellje Gjakovare.

Shumë heret është për strategjinë “Sulmi mbrojtja më e mirë” trajner. Provo me ndonjë strategji tjetër, ndoshta ndez më shumë.

Shëndet dhe Sukses me postin e ri!”