Këta janë dy futbollistët e rradhës që largohen nga Gjilani

Yll Maliqi dhe Vllaznim Jashari nuk do të jenë më pjesë e Gjilanit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë futbollistët për Gazetën Sheshi, të cilët e kanë treguar edhe arsyejen e ndarjes me klubin e tyre amë.

Minutazha e paktë që kishin në dispozicion ka bërë që ata tashmë të mos jenë pjesë e kuq e bardhëve, ndërkohë që tani janë të lirë dhe në kërkim të ndonjë skuadre të re.

Yll Maliqi i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushor është pjesë e akademisë së Gjilanit, sikurse edhe Jashari që luan në rolin e sulmuesit të krahut. /Gazeta Sheshi/