Jo vetëm Reali, 3 skuadra përfitojnë nga largimi i Cristiano Ronaldos

Besojeni ose jo por nga largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, përveç Realit dalin të fituar dhe tri skuadra të tjera si: Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia.

FIFA ka nxjerrë një rregull për të mbrojtur skuadrat që kanë ndihmuar lojtarë të rinj, të përfitojnë tre skuadra nga shitja e tij. Skuadrat që kontribuojnë në zhvillimin e lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, u takojnë 5 për qind e shumës së parave të shitjes së tij.

Me këtë rregull, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, të përfitojnë 5 përqindëshin nga shitja e katër herë fituesit të Topit të Artë. Në këtë rast, Manchster United fiton 2.5 përqindshin e vlerës, Sportingu 2.25 dhe Maderia 0.25 për qind.

Nëse Ronaldo do të shitet për 100 milionë euro, United do të përfitojë 2,5 milionë euro, Sportingu 2,25 milionë dhe skuadra e tij e para Nacional Maderia, 250 mijë euro.