Ja ku do ta luajë 89-shi ndeshjen e parë në Champions

Trepça ’89 tashmë ka mësuar kundërshtarin më të cilin do të ndeshet në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Përballë mitrovicasve do të jenë kampionët e Ishujve Faroe, Vikingur. Sfida e parë do të luhet në Ishujt Faroe më 27 ose 28 qershor, ndërkohë ajo e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” më 4 ose 5 korrik, shkruan Gazetasheshi.com.