Ja kampionët e të gjitha grupmoshave në Kosovë

Pas ndeshjeve ndeshjeve eliminuese të zhvilluara në fushën e Ramiz Sadikut, 2 Korrikut në Arbëri dhe në Kizhnicë, në fushën e Ramiz Sadikut janë zhvilluar ndeshjet finale të Play off-it të vlefshme për titullin e kampionit të Kosovës  për grup moshat e reja të zhvilluara në fushën e Ramiz Sadikut U-13, U-15 dhe U-17.

Skuadra e 2 Korrikut të Prishtinës doli me dy tituj kampioni me U-13 dhe U-17, kurse Trepça 89 për U-15 për edicionin e garave 2016/2017.

Në pjesën fianle u gjenden 5 ekipe të rajonit të Prishtinës, Ramiz Sadiku, 2 Korriku me tri kategori dhe Kurda dhe njëra nga rajoni i Mitrovicës, Trepça 89.
E hënë, 19 qershor- Stadiumi i Ramiz Sadikut në Prishtinë.
Finalet:
U-13:Ramiz Sadiku-2 Korriku 0:3

U-15:Trepça 89-2 Korriku 1:1/pas penalltive 6:5


U-17:2 Korriku-Kurda 2:1

/Gazeta Sheshi/